Itali: Dy të vdekur dhe 18 të lënduar pas përplasjes së një treni me kamion

Dy veta kanë ndërruar jetë dhe 18 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së një treni më një kamion në rajonin verior të Italisë, Piedmont.

Bota

24/05/2018 09:21

Treni me pesë vagonë është përplasur për kamionit të mallrave pasi që drejtuesi i këtij të fundit nuk kishte respektuar rregullat e kalimit, thuhet në njoftimin e kompanisë shtetërore të trenave.

Të dy drejtuesit, ai i trenit dhe kamionit që ishte  duke bartur peshë të madhe kanë ndërruar jetë.

Linja e trenit të aksidentuar lidh Torinon me Ivrean. Ky është aksidenti i fundit në Itali që ndodh në hekurudha.