ISIS nuk lejon ikjen e civilëve sirian, i detyron ata të kthehen në territorin e “Shtetit Islamik” (Foto)

Mizoria e ushtarëve të ISIS të cilët kënaqen duke i detyruar sirianët të kthehen prapa kufirit me Turqinë, përderisa ata po tentojnë të largohen nga territoret e “Shtetit Islamik”.

Bota

15/06/2015 17:19

Forcat e armatosura të ISIS, po detyrojnë mijëra refugjatë sirian të largohen nga territoret e tyre, duke i shënjestruar me armë ata që refuzojnë, transmeton lajmi.net.

Meshkuj, femra dhe fëmijë kanë marrë me vete gjithçka që kanë mundur përderisa u nisën në drejtim të kufirit Tal Abyad.

aa

Por shumica ishin detyruar të kthehen, pas mizorisë së ushtarëve të ISIS të cilët kësaj radhe i detyruan ata të kthehen prapa në Siri.

Mijëra njerëz kanë tentuar të largohen nga territoret e ISIS dhe të kalojnë kufirin në Tal Abyad pasi kanë dëgjuar se ushtria Kurde po përgatitet për tu kthyer në qytet, nga i cili fakt frikësohen se mund të derdhet gjak.

aaa

Mendohet që ISIS nuk po lejon largimin e civilëve, për arsye se frikësohet që koalicioni që e prin SHBA mund të godasë dhe bombardojë Tal Abyadin. Nëse mbesin civilët, ushtarët e ISIS mendojnë se bombardimet janë të pamundura. (lajmi.net)

aaaaa

1

2

3

4

5

6

7

8

13

14