ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Francë

Grupi terrorist Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Nice të Francës, në të cilin mbeten të vdekur 84 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Bota

16/07/2016 11:16

The Mirror raporton se Policia franceze gjatë bastisjeve ka gjetur dokumente që i përkasin sulmuesit 31 vjeçar, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili ishte me origjinë tuniziane.

Oficerët kanë bastisur shtëpinë e tij, ndërsa është arrestuar ish-gruaja e tij, e dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist./Kp