ISIS ekzekuton edhe një femër

Ekstremistët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) kanë ekzekutuar të mërkurën një femër në qytetin verilindor të Sirisë, Raka.

Bota

08/01/2016 18:22

Lina Qasem, 35 vjeçare, ishte një punonjëse në Korporatën Postare në Raka para se xhihadistët e ISIS-it të marrin qytetin në verën e vitit 2013.

Ajo u qëllua për vdekje të mërkurën nën akuzat për rrjedhjen e informacionit të sigurisë ndaj koalicionit  të udhëhequr nga SHBA-të, të cilë kanë qenë duke sulmuar pozicionet e ISIS-it në Siri dhe Irak për gati dy vjet.

“Ajo u gjuajt për vdekje para shumë njerëzve në qendër të Raka-së”, tha një burim për ARA News, transmeton lajmi.net.

Pas ekzekutimit, grupi nuk pranoi të dorëzonte trupin e saj të vdekur për familjen /lajmi.net.