ISIS e merr përgjegjësinë për kollin e kryeministres britanike gjatë fjalimit të djeshëm

Të gjithë po e bëjnë të njëjtën shaka: se Shteti Islamik (ISIS) është përgjegjës për kollin shqetësues të kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë një fjalimi të mbajtur dje.

Fun

05/10/2017 21:11

Njerëzit kanë filluar të tallen dhe të mos i marrin seriozisht pohimet e ISIS-it për sulmet e ndryshme nëpër botë, për shkak të mungesës së fakteve për t’i mbështetur pohimet e tyre. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin me të shtëna në Las Vegas, por u përgënjeshtrua nga FBI dhe autoritetet amerikane që thanë se sulmuesi Stephen Paddock nuk kishte asnjë lidhje me organizata terroriste. Ai vrau 58 persona dhe plagosi 527 të tjerë para se ta vriste veten, transmeton Express

Ndërkohë, May hasi në shumë vështirësi gjatë fjalimit të djeshëm, pasi një shakatar u ngjit në skenë dhe ia dha asaj një referencë (P34) me titullin detajet e punëtorit që largohet nga puna, para qindra anëtarëve të partisë dhe në disa raste kishte pauza ta parehatshme pasi ajo vazhdimisht e humbiste zërin duke u kollitur dhe kuakur.

Ndërsa, Reddit dhe kolumnisti Hussein Kesvani ishin të parët që nisen shakanë se grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për performancen e dobët të kryeministres britanike. /Express/