Ish-zyrtari i PDK-së, krah për krah me Haradinajn në Strasburg (Foto)

Ish-zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Edon Cana, tani konsull në Strasburg, ka postuar një fotografi me Ramush Haradinajn

Lajme

12/01/2017 17:14

Cana shihet me Haradinajn krah për krah, pas lirimit me kusht të këtij të fundit nga paraburgimi në Francë.

“Me z. Haradinaj ne liri aty ku vendin e ka”, ka shkruar ai në facebook.

Cana më herët është kritikuar nga mediat për qëndrimet e tij të hapura politike duke përkrahur njërin nga kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit.

Ai, poashtu ishte rreshtuar publikisht edhe në përkrahje të kryeministrit italian, Matteo Renzi, dhe të presidentit të ri austriak, Alexander Van der Bellen. /Lajmi.net/

cana