Ish-nëndrejtori i Inteligjencës në Kinë dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-zëvendësshefi i Inteligjencës në Kinë, Ma Jian është ndëshkuar me burgim të përjetshëm nën akuzat për korrupsion.

Bota

27/12/2018 16:39

Jian është shpallur fajtor për disa krime duke përfshirë pranim të ryshfetit dhe tregti të brendshme, ka thënë gjykata në qytetin verilindor, Dalian.

Pëveç tjerash atij i është kërkuar të paguajë është 7.26 milionë dollarë si masë ndëshkuese.

Përmes një deklarate, gjykata ka thënë se Ma ka shfrytëzuar pozitën e tij politike për t’i ndihmuar miliarderit Guo Wengui në disa operacione bizenesore, ndonëse ky i fundit kërkohet nga autoritetet kineze, shkruan rel.

Ma është zyrtari i fundit që ka mbajtur pozitë të lartë dhe i cili është zënë në kuadër të fushatës kundër-korrupsionit, të cilën presidenti kinez, Xi Jinping e ka lansuar pak pasi ka marrë pushtetin më 2012.

Xi është zotuar për të zënë dhe dënuar të gjithë personat e përfshirë në korrupsion, duke thënë se dëshiron ta pastrojë Partinë Komuniste në pushtet nga këto probleme.

Kjo inciativë i ka dhënë presidentit kinez popullaritet, megjithatë kritikët e tij, duke përfshirë Guon, e kanë cilësuar një hap të tillë si tentim për të eliminuar armiqtë politikë.