Ish lojtari i Barcelonës tallet me Ronaldon, pas deklaratave për bashkëlojtarët (FOTO)

Ish futbollisti i Barcelonës që tani luan në Cruz Azul, Marc Crosas, është tallur me Cristiano Ronaldon, pas kritikave që ky i fundit i bëri për bashkëlojtarët

Sport

28/02/2016 08:22

Cristiano Ronaldo ka thënë se po të ishin të gjithë lojtarët në nivelin e tij, Reali do të ishte në vendin e parë, edhe pse më vonë e përmirësoi këtë deklaratë, duke shtuar se e kishte fjalën për aspektin fizik.

Mirëpo, të menjëhershme kanë qenë edhe talljet me futbollistin portugez.

Njëri nga to ka ardhur nga një ish futbollist i Barcelonës, Marc Crosas, që luan në kampionatin meksikan.

“Nëse të gjithë do të ishin në nivelin tim do të humbnim, por pasi nuk është ashtu sot fituam”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell Lajmi.net nga AS.