Ish kryeministri ‘bëhet’ këngëtar (Video)

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi kohën e lirë e kalon duke bërë muzikë.

ShowBiz

26/02/2016 10:56

Këtë ‘detyrë’ ai po mundohet ta kryej në mënyrën më të mirë të mundshme, të paktën kështu duket në dy video të cilat i ka postuar vajza e tij në rrjete sociale. Në njërën prej tyre atij ritmin ia përcjellë vëllau duke luajtur në piano, shkruan lajmi.net.

Ju kujtojmë se Kosumi shërbeu si kryeministër i vendit në vitin 2005-2006. Është politikan, shkrimtar, publicist, edukator.

Kosumi aktualisht është rektor në Univesitetin ‘Kadri Zeka’ në Gjilan, ndërsa edhe muzika po i shkon shumë./lajmi.net.