Ish i dashuri i Ritës, Calvin Harris sërish vetëm

Pas ndarjes nga Rita Ora duket se diçka nuk ka shkuar mirë me partneren ere, modele, pasi bëhet e ditur se Calvin Harris është sërish vetëm.

ShowBiz

11/03/2015 15:00

Raportohet se në muajin shkurt ai është ndarë me të dashurën e tij, një lidhje e cila zgjati 7 muaj. Dj i njohur Calvin Harris i ka dhënë fund lidhjes me modelen Aarika Ëolf.

“Calvin dhe Aarika janë ndarë rreth kohës së ndarjes së çmimeve Brit muajin e kaluar”, ka thënë burimi për The Sun. “Ata të dy janë kujdesur për njëri-tjetrin per një kohë të gjatë, por thjesht nuk funksionoi dhe ata do të qëndrojnë miq.

„Calvin gjithmonë është shumë i zënë dhe vazhdimisht udhëton nëpër botë për të mbajtur koncerte si DJ, ndaj ai është i kënaqur që është single për një kohë”, ka shtuar më tej i njëjti burim. Lajmi.net