Isco nuk largohet

Isco ka insistuar se nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfushori thotë se është i lumtur që është pjesë e një skuadre të madhe si Los Blancos.

Sport

01/10/2014 09:06

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi.

Spanjolli spekulohet se do të kërkojë një skuadër të re pasi nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë tek Los Blancos.

Mirëpo, ish anëtari i Malagas ka insistuar se nuk do të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Është e pamohueshme se dëshiroj të luaj më shumë, por jam i lumtur që jam pjesë e një skuadre të madhe si kjo. Andaj, nuk largohem në janar”, deklaroi Isco, para duelit në udhëtim te Ludogorets Razgrad, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.