Isco, James apo Bale? Benitez tashmë ka bërë zgjedhjen (Foto)

Sipas mediave spanjolle, mësojmë se Rafael Benitez do të vendos që më shumë të luajë me Iscon gjatë këtij sezoni sesa me kolumbianin, James Rodriguez.

Sport

26/07/2015 19:29

Mesfusha e Real Madridit do të krijohet nga Kroos, Modric dhe Isco, pasi e kanë magjepsur trajnerin Rafa Benitez në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Reali iu kthye futbollit të bukur sërish dhe krejt kjo ishte meritë e treshes së mesfushës.

Marca shkruan se Isco ka fituar zemrën e Benitezit, i cili në ndeshjen e fundit me Cityn dhuroi dy asistime, për Pepen dhe Cheryshevin, shkruan Express.

Benitez dëshiron që kjo treshe të formoj mesfushën e tij, të cilët do të ndihmojnë treshen e sulmit Bale, Benzema, Ronaldo (BBC).

Në anën tjetër do të ketë vështirësi për kolumbianin James Rodriguez, i cili me vonesë i është bashkuar skuadrës në stërvitje, pasi mori pjesën në Kupën e Amerikës.

James thuhet se do të jetë një konkurrent i fortë për Iscon dhe kjo do të ndihmonte vetëm skuadrën e Real Madridit.

Isco