Isa Mustafa për formimin e Ushtrisë: Ditë kaq e rëndësishme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar me t’u votuar transformimi i FSK-së në ushtri.

Lajme

14/12/2018 11:35

Sipas Mustafës Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin, transmeton lajmi.net.

Shkrimi  i plotë:

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti më e madhe në vend, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj.

Prandaj, urime qytetarë!. /Lajmi.net/