IS i pret kokën edhe një imami sirian

Grupi islamik IS ia ka prerë kokën të enjten në mëngjes një imami sirian për arsye të “fyerjes së Zotit”, njoftoi Observatori sirian i të drejtave të njeriut. 

Bota

08/01/2015 19:51

Bëhet fjalë për imamin e xhamisë në fshatin Abu Kujut, në afërsi të qytetit Hasakeh, në verilindje të Sirisë.

Observatori pohon se tre djem të imamit të vrarë janë pjesëtarë të IS, dhe se kjo është hera e parë që i pritet koka një zyrtari fetar për arsye të tilla.

Imamit i është prerë koka pasi ka shikuar një video të një prerje tjetër koke nga grupi IS, me ç’rast ka sharë duke thënë se si Zoti lejon që të bëhet diçka e tillë, njofton Observatori.

Ndryshe ky observator sot gjatë ditës njoftoi se sot në Siri ka qenë një ditë e qetë, mbase për shkak të borës së madhe që ka rënë në këtë shtet.