IS-i merr territore të reja pranë kufirit me Turqinë

Grupi militant Shteti Islamik raportohet se ka marrë nën kontroll territore të reja nga rebelët sirianë në veri të Sirisë.

Bota

27/08/2015 11:47

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se militantët e IS-it kanë marrë nën kontroll 5 fshatra, ku dy prej tyre ndodhen pranë kufirit me Turqinë.

Grupi militant Shteti Islamik ka njoftuar se ka marrë nën kontroll tre fshatra në këtë zonë dhe kanë thënë se militantët janë duke e rrethuar qytetin e kontrolluar nga rebelët Marea, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Turqinë.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i ka thënë agjencisë Reuters se dy aleatë të NATO-s shpejtë do të nisin një operacion ajror “gjithëpërfshirës” për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga zona e kufirit me Turqinë./rel