IS ekzekuton 150 gra, nuk pranuan martesa me ekstremistët

Të paktën 150 gra, të cilat refuzuan të martohen me militantët e IS, janë  ekzekutuar në krahinën perëndimore Al-Anbar të Irakut. Lajmin e bëri te ditur Ministria e të Drejtave të Njeriut në Irak.

Bota

17/12/2014 18:53

Sipas një deklarate të kësaj ministrie, militantët e IS kryen një mori sulmesh në Falluxha dhe varrosën viktimat në varreza masive në një nga lagjet e qytetit.

“Të paktën 150 femra, përfshirë gra shtatzëna, u ekzekutuan në Falluxha nga një militant i quajtur Ebu Anas Al-Libi, pasi ato refuzuan të pranojnë martesën. Shumë familje u detyruan gjithashtu të migrojnë nga qyteti verior i Al-Ëafa pasi qindra banorë kishin marrë kërcënime me vdekje”. Thuhet në këtë deklaratë.

Ministria tha se shumë fëmijë vdiqën kur familjet e tyre u bllokuan në shkretëtirë pas largimit nga shtëpitë e tyre.

IS kontrollon shumë territore në Al-Anbar dhe është duke u përpjekur për të marrë kontrollin mbi qytetin Ramadi.