Iraku rikthen autoritetin në Tikrit

Trupat irakiane, të ndihmuara nga paramilitarët shiit dhe sunit, kanë arritur në qendër të Tikritit, pasi i kanë siguruar seksionet jugore dhe perëndimore nga militantët e Shtetit Islamik, ka njoftuar sot kryeministri irakian, Haidar al Abadi.

Bota

31/03/2015 17:31

“Forcat tona të sigurisë kanë arritur në Tikrit, ndërsa e kanë liruar pjesën jugore dhe perëndimore të qytetit dhe tani janë duke u munduar ta kontrollojnë në tërësi qytetin”, citohet Abadi përmes një komunikate të publikuar nga zyra e tij.

Ai tha se fitorja u arrit falë angazhimit të ushtrisë dhe policisë irakiane, të përkrahura nga sulmet ajrore të SHBA-ve, si dhe me ndihmën e luftëtarëve shiit dhe fiseve sunite.