iPhone i ri është shumë i madh për gratë për t’a mbajtur në dorë

Apple është kritikuar për dizajnimin e iPhoneve shumë të mëdhenj për duart e grave.

Auto & Tek

14/09/2018 20:20

Reklamuesit thanë se ishin “të furishëm” se gjiganti i teknologjisë nuk po bënte produkte për gratë, pasi njoftoi se do të ndërpresë modelin më të vogël të iPhone.

Gjerësia e ekranit të modeleve të reja të iPhone XS varion nga 5.8in në 6.5in – madhësi dukshëm problematike për gratë që duan t’a kenë telefonin e rij nga gjiganti Apple, transmeton lajmi.net.

Nuk dihet nëse Apple do të lëshojë një model tjetër të vogël për të zëvendësuar SE.

Kritikët shpejt vunë në dukje se modelet më të mëdha do të ishin më të vështira për gratë, sepse dora mesatare femërore është një inç më e ngushtë sesa mesatarja e burrave. /Lajmi.net/