iPhone 7 Plus me karaktertistikat më të fundit mund të quhet ‘iPhone Pro’

Telefoni i shumë përfolur iPhone 7 Plus me kamer të dyfishtë mund të quhet “iPhone Pro”.

Auto & Tek

02/03/2016 00:12

Apple thuhet se është duke marrë parasysh emrin për të bërë dallimin ndërmjet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, të cilët thuhet se do përfshijnë një kamer me lente të vetme.

Analisti i sigurisë tek KGI, Ming-Chi Kuo ka sugjeruar më parë se Apple është duke punuar në dy versione të iPhone 7 Plus, një me një kamer me një lente të vetme dhe një me një kamer me lente të dyfishtë.

Ky thashethem në vetvete tingëllon si i dyshimtë, kjo për arsye se do të prishte formacionin e iPhone-ve të Apple, por Kuo beson se është plani i Apple dhe e ka përmendur atë në dy shënime të veçanta kërkimore./lajmi.net