iPhone 6S: Video në 4K dhe blic për selfie

Kamera e modelit të ardhshëm iPhone 6S do të jetë shumë e përmirësuar, duke ofruar kështu fotografi më të mira se më parë dhe duke sjellë për herë të parë një blic në kamerën e përparme për selfie më të mira.

Auto & Tek

28/08/2015 09:01

Përmirësimet në kamerë priten të jenë një nga karakteristikat më të mëdha në modelin e ri. Që të dy kamerat do të përmirësohen dukshëm.

Kamera e zakonshme mbrapa do të jetë në gjendje që të incizojë video në 4K, duke e bërë iPhone-in celularin e parë me këtë rezolucion të lartë të videove, transmeton Lajmi.net.

Kamera mbrapa gjithashtu do të jetë në gjendje që të prodhojë imazhe në 12MGP, që është aq e mirë sa disa kamera të tjera që veprojnë ndaras.

Këto përmirësime në kamera do të mbështeten nga një çip i ri në celular, i cili do të mund të punojë me fotografi kaq të mëdha pa e ngadalësuar celularin. (Lajmi.net)