iPhone 6 tani në dispozicion në 22 shtete

Apple e ka bërë të gatshëm modelin më të ri të celularëve - iPhone 6, në 22 vende të botës.

Auto & Tek

29/09/2014 01:16

Apple Inc e ka lansuar gjeneratën më të fundit të celularëve, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, në 22 shtete.

Nga fundi i vitit 2014, Apple shpreson se iPhone do të del në shitje në 115 shtete, transmeton Lajmi.net.

Javën e kaluar, Cupertiono, baza e Apple në Kaliforni, u ballafaqua me një numër kritikash për celularin e ri, duke e kritikuar ashpër gjithashtu edhe sistemin më të ri operativ iOS 8.

Iphone-ët më të fundit u lansuan së pari në dyqanet më të mëdha si në SHBA, Rusi, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëri të Bashkuar dhe në të tjerët.

Kompania tha se në dyqanin e Apple në Amsterdam ishte krijuar një rresht prej 600 njerëzve duke pritur për ta blerë celularin e ri, transmeton Lajmi.net.

Në Barcelonë, më shumë se 400 njerëz kishin pritur me ditë të tëra para hapjes së dyqanit për shitje.

Edhe pse kishte një rekord shitjesh të iPhone në vetëm tre ditët e para – rreth 10 milionë njësi – kompania u desht që të kërkoj falje për problemet që u shfaqën në celularët e rinjë.

Apple pritet qe t’i vë në dispozicion celularët e rinjë edhe në vende si Danimarkë, Belgjikë, Austri, Taivan, Finlandë, Turqi dhe të tjera.