iPhone 6 kalon testin e hedhjes nga hapësira (Video)

Në qoftëse ju ka rënë celulari juaj iPhone nga xhepi me siguri që ai mund të ketë marrë ndonjë gërvishtje, apo më keq - ekrani i tij mund të jetë thyer. 

Auto & Tek

18/01/2015 16:48

Por, sikur të mendoni për një hedhje nga një lartësi prej disa kliometrave? Në përpjekje për të demonstruar kasën e re për iPhone 6, Urban Armor Gear hodhi një iPhone 6 nga hapësira ndërkohë që filmonte gjithë procedurën.

Në një video të shkurtër dy minutëshe ju do të shihni iPhone 6 duke rënë nga një hapësirë i veshur me një kasë UAS Composite dhe kur i afrohet tokës hapet parashuta që e shoqëron.

Gjatë kësaj prove iPhone kalon në kushte të ndryshme të lartësisë apo dhe të temperaturës. CNET raportoi se bateria e tij rezistoi në temperatura shumë të ulta nën 0 gradë.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

 /pcworld.al