Inzaghi: Milani duhet ta kopjojë Bayernin

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi ka kërkuar nga lojtarët e tij që të luajnë një lojë të njëjtë sikurse e bën skuadra gjermane, Bayern Munich.

Sport

18/12/2014 18:08

Inzaghi e ka cilësuar skuadrën e Bayernit si shembull perfekt për tu ndjekur nga lojtarët e tij, të cilët janë duke u përmirësuar kohëve të fundit.

“Bayerni Munich duhet të jetë pika jonë e referimit nëse ne dëshirojmë që të bëhemi të suksesshëm”, tha Inzaghi në konferencë për shtyp.

“Unë kam lexuar që Ribery ka thënë se Guardiola e ndërron taktikën e tij 10 herë në një ndeshje – ata janë një shembull i shkëlqyer i fleksibilitetit dhe ne duhet ta ndjekim nëse dëshirojmë të jemi të mirë përsëri”, përfundoi Inzaghi.