Interit i pëlqen Behrami

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka pranuar se gjiganti milanez është i interesuar për transferimin e mesfushorit kosovar të Napolit, Valon Behrami.

Sport

10/05/2014 17:19

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka konfirmuar interesimin e klubit milanez për transferimin e mesfushorit të Napolit, Valon Behrami.

Ylli kosovar, reprezentuesi i Zvicrës, tashmë një kohë të gjatë është përmendur si objektiv i Nerazzurrëve.

Dhe, Ausilio ka konfirmuar se Inter është i interesuar për të, por ka refuzuar të theksojë se ata do ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të verës.

“Behrami na pëlqen, por duhet marrë në konsideratë edhe Napoli, që nuk lejon lehtë ndarjen me futbollistë të një rëndësie të tillë”, deklaroi Ausilio për Radio Deejay.

Behrami pritet të largohet nga Napoli pas përfundimit të këtij sezoni dhe Inter, i udhëhequr nga ish trajneri i tij nga Napoli, Walter Mazzarri janë favorit për transferimin e tij.