Interi shokon Juventusin në afatin kalimtar (FOTO)

Interi e ka befasuar Juventusin në afatin kalimtar të futbollistëve.

Sport

05/07/2017 19:29

Sipas “Calciomercato”, zikaltërit janë afër transferimit të Douglas Costas.

Akordi pothuajse është arritur, ndërsa te marrëveshja definitive ka mbetur të zgjidhen edhe detajet e fundit, përcjellë “Lajmi.net”.

Bayerni kërkon 50 milionë euro dhe trajneri Luciano Spalletti iu ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën e tij për të kryer operacionin me këtë shifër.

Costa do ta zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili është afër kalimit te Manchester United.

Ndryshe, Douglas Costa kërkohej prej kohësh nga Juventusi, por duket se do të përfundojë nën fanellën e rivalëve të urryer të torinezëve. /Lajmi.net/

Image result for douglas costa 2017