Interi e sfidon Juventusin për Mustafin

Shkodran Mustafi është shqiptari më i përfolur gjatë këtij afati kalimtar. Janë të shumta skuadrat që e kërkojnë qendërmbrojtësin shqiptar. Së fundmi, në garë për të është futur edhe Interi.

Sport

04/07/2014 10:50

Një derbi i Italisë për Shkodran Mustafin. Qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane, pas paraqitjeve impresionuese me Sampdorian sezonin e kaluar.

Dhe, skuadra e fundit që është futur në garë për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, është Interi.

Nerazzurri me këtë rast e sfidojnë Juventusin, po ashtu i interesuar për përfaqësuesin gjerman, i cili mori pjesë në Botërorin e Brazilit.

Sampdoria e ka vënë çmimin për 22 vjeçarin, i cili kushton 10 milionë euro. Përpos skuadrave italiane, për Mustafin janë interesuar edhe ato gjermane dhe ai nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Bundesliga.