Interi e mposht Milanin në derbin ‘Della Madonnina”

Interi e ka fituar derbin ‘Della Madonnina”.

Sport

21/10/2018 22:31

Inter e ka fituar derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, me rezultat minimal, 1 me 0.

Golin e vetëm në ndeshjen e shënoi, Mauro Icardi në minutën e 90’+2, raporton “lajmi.net”.

Interi e dominoi ndeshjen për më shumë se 90’ minuta, duke u shpërblye në fund me golin që ia solli tri pikë.

Pas javës së nëntë, Interi gjendet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Milani  në të 12-të me 12 pikë. /Lajmi.net/

YouTube player