Interesim i madh për filmin “Nëntori i ftohtë” në “Zurich Film Festival”

Filmi "Nëntori i ftohtë" po shfaqet në festivalin e filmit në Cyrih.

ShowBiz

02/10/2018 13:05

Ai shfaqet në këtë festival gjatë katër ditëve radhazi, ndërsa që në ditën e parë kishte interesim të madh për të, shkruan lajmi.net.

Ekipi kosovar që kanë udhëtuar në Cyrih janë të lumtur për pritshmërinë që po ju bëhet filmit.

Ishte aktori Fatmir Spahiu ai i cili ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga nata e mbrëmshme ku u shfaq filmi në “Arthouse Piccadilly”.

“Nëntori i ftohtë”  shfaqet sonte (2 tetor), më 5 dhe 7 tetor. /Lajmi.net/