Inter nuk dorëzohet, sërish hidhet në sulm për Modricin

Saga e Luka Modric për transferim në Serie A të Inter vazhdon të jetë aktive.

Sport

08/01/2019 18:00

Mediet në Itali raportojnë se Inter janë duke përgatitur një ofertë tjetër për mesfushorin e Real Madridit.

18 herë kampionët e Serie A, kanë tentuar edhe verën e kaluar transferimin e mesfushorit kroat, por oferta e tyre është refuzuar nga Real Madrid.

Megjithatë, sipas ‘La Gazetta dello Sport’, Inter shpreson që këtë muaj të arrijë një marrëveshje me ‘Los Blancos’, për të transferuar në Serie A 33 vjeçarin.

Në anën tjetër, mediet në Spanjë raportojnë se Inter për çdo marrëveshje me kroatin duhet të presë së paku deri në verën e ardhshme./Lajmi.net/