Inter ‘harron’ Conten, zgjedh trajnerin e ri nga rivali i Serie A (FOTO)

Inter e ka zgjedhur trajnerin e ri.

Sport

23/05/2017 07:14

Inter e ka identifikuar trajnerin e ri.

Në pamundësi për ta bindur Antonio Conten të largohet nga Chelsea, klubi milanez ka kthyer vëmendjen tek një strateg nga Serie A.

‘Calciomercato’ shkruan se Luciano Spalletti është i përzgjedhuri i pronarëve të Interit për trajner të ri, përcjell “lajmi.net”.

Spalletti pritet të largohet nga Roma kurse Inter e mirëpret në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/