Inspektorët britanikë ende nuk kanë qasje në Duma – Lajmi.net
Inspektorët britanikë ende nuk kanë qasje në Duma
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:11, 16 April 2018
Inspektorët e armëve kimike ende nuk kanë siguruar qasje në vendin ku dyshohet se ka ndodhur sulmi me armë kimike në qytetin Duma në Siri, ka thënë delegacioni britanik në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPWC).

Sulmi i dyshuar në Duma, jashtë Damaskut sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lënë të vdekur 43 persona, të cilët “i janë ekspozuar substancave toksike me përqëndrim të lartë” më 7 prill.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca kanë nisur sulme ajrore në bazat e Qeverisë siriane më 14 prill si përgjigje ndaj sulmit të një jave më parë.

Inspektorët e OPWC-së kanë arritur gjatë vikendit në Siri për të zbuluar nëse janë përdorur armët kimike në Duma.

Gjatë një takimi urgjent me dyer të mbyllura OPWC, delegacioni britanik ka thënë përmes një deklarate në Twitter se Rusia dhe Siria ende u kanë lejuar qasje në Duma.

Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka thënë se vizita e inspektorëve është vonuar si rezulat i sulmeve Perëndimore./REL

Fjalët kyçe: britanik, Duma, hetime, inspektoret, qasje

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble