Iniesta zbulon një fakt interesant për transferimin e Neymarit te PSG

.

Sport

20/08/2017 16:35

Andres Iniesta është lojtari i radhës nga Barcelona që ka folur për largimin e Neymarit në drejtim të PSG-së.

Braziliani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur PSG pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë euro.

Iniesta në një intervistë dhënë së fundi, ka deklaruar se ka qenë vendimi dhe dëshira e Neymar për të kaluar në Francë te PSG, teksa shton se do të dëshironte që braziliani të qëndronte edhe për 10 vite te Barcelona.

“Është vendimi i tij. Gjithkush vendos vetë për të ardhmen. Ai mendoi se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të dhe familjen e tij, do të doja që ai të qëndronte këtu edhe për 10 vite”, ka deklaruar Iniesta./Lajmi.net/