Leopardi ushqehej me një 12 vjeçare gjatë kohës kur ajo ishte në gjumë (Foto)

Një 12 vjeçare nga India në fshatin Udaipur, ka ndërruar jetë si pasojë e fjetjes në tarracën e shtëpisë së bashku me dy prindërit e saj.

Bota

27/06/2016 09:26

Dyshohet se gjatë natës, një leopard është futur brenda në tarracë dhe ka kapur për krahu me dhëmbët e tij të mprehtë, vajzën e cila quhej Ravina, transmeton lajmi.net.

Ravina ishte në gjumë bashkë me babanë e saj Ranjit Singh, dhe nënën e saj, të cilët nuk e kishin dëgjuar fare arritjen e leopardit në tarracën e tyre.

Policia ka raportuar se gjysma e trupit të vajzës ka qenë i ngrënë nga leopardi, i cili thuhet se ishte i madh dhe i rrezikshëm.

Trupi i vajzës ka qenë pothuajse i tëri i mbuluar me shenja të dhëmbëve të leopardit, madje edhe i mungonin copëza mishi nga trupi.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ky është incidenti i dytë që ndodh brenda këtij muaji nga leopardët. /lajmi.net

A large search party turned out to find the girl but they discovered her body in the family's backgarden

A 12-year-old girl has been killed by a leopard in an Indian village after been dragged away while she slept