Incident në hendboll, përleshen tifozët

Federata e Hendbollit të Kosovës i ka dënuar ashpër incidentet e fundit që ndodhën në Kupën e Kosovës, ku u përleshën tifozët vushtrrias me ata ferizajas. Shtëpia e hendbollit kosovar kërkon që të zbardhet ky rast.

Sport

01/05/2014 17:43

Një incident i rëndë ka ndodhur në Kupën e Kosovës në hendboll, ku pati përleshje në mes të disa fitozëve vushtrrias dhe atyre ferizajas.

Edhe pse incidenti ka ndodhur jashtë palestrës ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës, Federata e Hendbollit të Kosovës është e shqetësuar për aktet e tilla brutale dhe e ka dënuar ashpër aktin e përdorimit të dhunës dhe me këtë rast e shpreh indinjatën e thellë.

“Në mesin e tifozëve fshihen individë të cilët deshën t\’ia zbehin imazhin dhe përkushtimin e organizuesve të Kupës për të krijuar eveniment të vërtetë

Sportiv”, shkruan shtëpia e hendbollit kosovar, në reagimin e saj.

Gjithashtu, FHK shfrytëzon rastin t’i falënderojë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët parandaluan incidentet e mëtutjeshme, të cilat do të kishin mundur ta përkeqësojnë gjendjen jashtë Palestrës.

FHK me këtë rast kërkon nga klubet Kosova e Vushtrisë dhe Kastrioti nga Ferizaj të angazhohen seriozisht me tifozeritë e tyre dhe përfundimisht t’i jepet fund mundësisë së shfaqjes të ngjarjeve të këtilla.

Nga ana tjetër, FHK do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t’i parandalojë situatat e këtilla dhe të pamundësojë eskalimin e incidenteve në hendbollin kosovar dhe atë duke marrë masa të rrepta edhe ndaj çdo individi dhe çdo klubi të hendbollit që \’\’inkurajojnë\” tifozët për sjellje josportive dhe jo humane.

“Në kohën kur FHK bën angazhim të jashtëzakonshëm për anëtarësim të plotë të saj në

hendbollin evropian dhe atë botëror, incidentet e këtilla, kanë efektin krejtësisht të kundërt me qëllimet dhe aspiratat e hendbollistëve dhe hendbolldashësve të Kosovës”, përfundon FHK.