Ilda edhe aktore, bëhet pjesë e këtij filmi italian

Si prezantuese është mjaft e zonja.

ShowBiz

05/05/2018 17:25

Por, Ilda Bejlerin do ta shohim së shpejti edhe si aktore, por, jo në kinematografinë shqiptare, e as atë turke por atë italiane, shkruan lajmi.net

Fjala është për filmin e titulluar “Rimetti a noi i nostri debiti”  që është me regji të Antonio Morabito. Regjisori e ka shkuar edhe skenarin në bashkëpunim me Amedeo Paganin.

Rolin kryesor (atë të Guidos) e luan Claudio Santamaria, derisa Ilda do luan rolin e një vajze në një diskotekë.

“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen, të pare si aktore”, ka shkruar bukuroshja në Instagram./Lajmi.net/