Identifikohet sulmuesi i besimtarëve myslimanë në Londër (Foto)

Policia britanike bëri të ditur se personi i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e sulmit në Londër, në orët e para të së hënës, është Darren Osborne, 47 vjeç, nga Kardifi.

Bota

19/06/2017 19:18

Ai dyshohet se ka goditur me makinë këmbësorët pranë xhamisë në lagjen Finsbury Park, duke vrarë një person dhe plagosur 10 të tjerë.

Të gjitha viktimat i përkasin besimit islam.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se sulmi është përpjekje “e neveritshme” për shkatërrimin e lirisë së fesë, përcjell REL