Icardi: Shaqiri, kampion i madh

Menjëherë pas përfundimit të takimit ndaj Interit dhe Sampdorias, Mauro Icardi ka folur për media rreth dy transfereve që ka bërë skuadra e tij, Shaqirin dhe Podolskin, duke thënë  se janë kampion të mëdhenj.

Sport

21/01/2015 23:05

Icardi ka lavdëruar Shaqirin dhe Podolskin, për të cilët ka thënë se janë kampion të mëdhenj, me të cilët shpreson të arrijë shumë larg.

“Shaqiri e Podolski? Janë kampion të mëdhenj, me ta shpresojmë të arrijmë sa më largë që është e mundur”, ishin fjalët e Icardit menjëherë pas takimit.

Përndryshe, Shaqiri dhe Icardi i dhanë fitoren Interit kundër Sampdorias, pasi arritën të shënonin nga një gol në pjesën e dytë.