Icardi me statistika më të mira se Ronaldo e Higuain

Mauro Icardi me statistikë fantastike te skuadra e Interit.

Sport

20/03/2018 15:24

Mauro Icardi me katër golat ndaj Sampdorias në fitoren 5-0 ai arriti shifrën e 103 golave në 180 ndeshje në Serie A.

Si 25 vjeçar në top pesë ligat evropiane, vetëm Lionel Messi me 169 gola, Sergio Aguero me 109 dhe Wayne Rooney me 107 gola kanë bërë më të mirë se kapiteni i Interit.

Ndërsa, kur Gonzalo Higuain (97) dhe Cristiano Ronaldo (98) ishin në moshën e tij kishin shënuar më pak gola.

Aktualisht në 24 ndeshje ai ka shënuar 22 gola sezonal në kampionatin italian, vetëm Ciro Immobile ka më shumë, 24 gola.