I vë flakën vetës, pazi zihet duke ngarë triçikletën pa licencë (Video)

Në Xyanyang të Kinës, një burrë ofronte shërbime taksie me triçikletën e tij, por këtë e bënte ilegalisht.

Fun

30/11/2015 23:46

Burri që mbetet i paidentifikuar ka filluar të grindet me policët, kur ata e kanë ndaluar për një kontroll rutinë.

Pasi është zbuluar se nuk ka licencë për taksi, ai e ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetës.

Pamjet tronditëse e tregojnë momentin, kur policët mundohen t’ia shuajnë flakët, duke e përdorur uniformën.

People’s Daily raporton se ai e ka bërë këtë veprim, meqë dënimi për vozitje pa licencë është shumë i lartë, ndërsa ai kishte kushte të rënda ekonomike.

Megjithëse ka marrë djegie të konsiderueshme, ai është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

YouTube player