I futen nga çatia në shtëpi, e rrahin pronarin dhe i vjedhin mijëra para – Lajmi.net
I futen nga çatia në shtëpi, e rrahin pronarin dhe i vjedhin mijëra para
Autori: Lajmi.net Lajme 17:05, 5 December 2018
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër S.B., për veprën penale “Grabitje”, nga neni 329 paragrafi 3, lidhur me nenin 31,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri S.B., me datën 27 dhjetor të vitit 2016, rreth orës 23:00, në qytetin e Pejës, në marrëveshje paraprake mes tij dhe grupit tjetër, ku bëjnë pjesë se paku edhe tre persona, ende të pa identifikuar, shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarit G.G, dhe nga çatia depërtojnë brenda shtëpisë, e kur i dëmtuari hap derën e shtëpisë dhe futet në korridor, të pandehurit i hidhen sipër duke e shtrirë për tokë me fjalët “policia, policia”, me ç’rast të dëmtuarit me shirit ngjitës ia lidhin gojën dhe këmbët, e tërheqin zvarrë deri në dhomën tjetër, ja vejnë prangat dhe fillojnë ta godasin me mjete të forta në kokë e shpinë, për të detyruar që të tregoj se ku i kishte fshehur paratë e këmbimores, ku i pandehuri S.B., me një mjet të mprehtë ia prenë xhaketën të cilën e kishte veshur i dëmtuari, në xhepin e së cilës gjen çelësat, të cilat ia dorëzon njërit prej bashkëkryesve, i cili shkon në këmbimoren e të dëmtuarit dhe nga kasaforta merr : 146.490 mijë franga zvicerane, 23.433 mijë dollar amerikan, 52.090 mijë euro, 1.237 euro në valuta të ndryshme suedeze dhe norvegjeze, 262.95 lek, si dhe ari në vlerë prej 15.000 mijë euro.”, shkruhet në komunikatën për media të zyrës për informim dhe monitorimin e mediave nga Prokuroria Themelore e Pejës

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO