I dënuari rrihet në qeli në burgun e Fierit, drejtuesit pengojnë hetimet

Burgu i Fierit është përfshirë në një skandal, pasi një i burgosur që vuante dënimin aty është rrahur brutalisht dhe është bërë për spital.

Lajme

14/09/2016 09:25

 

Nuk dihet nëse është rrahur nga gardianët e burgut apo nga të dënuarit e tjerë, por Avokati i Popullit, që ka bërë rastin publik nuk është lejuar ta marrë në pyetje dhe ta hetojë rastin.

Kështu, në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thotë se i dënuari me inicialet P.P. është dërguar në Spital për kurim dhe është marrë në pyetje vetëm nga SHÇBA­ja. Ndërsa drejtuesit e burgut dhe Policia e Burgjeve kanë penguar avokatin që të ndjekë rastin.