Hysamedin Feraj tregon arsyet pse është në krah të Kurtit

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka dhënë disa arsye se pse përkrahë Albin Kurtin para të tjerëve, brenda kësaj lëvizjeje.

Lajme

13/12/2017 23:23

Ai ka thënë Kurti kurrë dhe për asnjë çmim nuk ruajti as nuk pati unitet me dëmtuesit e interesave kombëtare shqiptare.

Ky është postimi i Ferajt:

Prandaj jam me Albin Kurtin!

Sepse nuk e pranoi konsensusin për negociata, por kërkoi VETËVENDOSJE!

Sepse nuk pranoi konsensusin për standarde para statusit politik të Kosovës!

Sepse i përçau dhe i ndau shqiptarët nga ata që arritën pajtimin për Zajednicën;

Sepse i përçau dhe i ndau shqiptarët nga ata që arritën pajtimin me ia shitë tokat shqiptare Malit të Zi;

Sepse i perçau dhe i ndau shqiptarët nga hajnat me pushtet;

Sepse e prishi unitetin e popullit votues me partitë që e qujanë politikë luftën e tyre për poste e pasuri

Sepse kurrë dhe për asnjë çmim nuk ruajti as nuk pati unitet me dëmtuesit e interesave kombëtare shqiptare!”.