Hysaj zbulon kujt ia dedikon fitoren e madhe ndaj Izraelit

Elseid Hysaj ia dedikoi fitoren të gjithë skeptikëve që nuk besuan tek suksesi i skuadrës.

Sport

12/06/2017 09:51

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ishte një ndër më të dalluarit e sfidës së sotme, duke qenë dhe protagonist te goli i Memushajt.

Në deklaratë e dhënë pas ndeshjes, Hysaj ia dedikoi fitoren të gjithë skeptikëve që nuk besuan tek suksesi i skuadrës.

Momentet e mira dhe asisisti te goli i tretë

“Jam i kënaqur që mund t’i shërbej shokëve edhe për të shënuar gola. Shpresoj të ecim sa më përpara, merita ishte e të gjithë çunave pa përjashtim. Kemi vrapuar shumë dhe jemi kthyer në atë skuadrën e fortë që kemi qenë më përpara.”

Pritshmëria nga tifozët

“Optimizmi ishte vetëm te grupi jonë, besimi mes stafit mes lojtarëve. Gjithë ana e jashtme s’ka besuar te kjo fitore, ja që ndodhi dhe do ia dedikojmë të gjithëve.”

Ndryshimi në sfidën e sotme

“Sot ndryshoi përqendrimi i lojtarëve si dhe besimi për të ndihmuar njëri-tjetrin, vrapuam më shumë dhe bëmë ato gjëra që na kishte këshilluar trajneri.”