Hysaj zbulon çfarë do t’i bëjë Ronaldos

Elseid Hysaj bëhet gati për duelin e madh kundër Cristiano Ronaldos në ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/01/2017 10:44

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj nuk ka frikë nga dueli me Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Por, ai ka pranuar se nuk do ta ketë aspak të lehtë përball portugezit.

“Si ndiheni kur duhet ta mbuloni Ronaldon? Sikur kur jeni fëmijë, nuk e dini a të besoni apo jo”, deklaroi ai për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Do të jetë një sfidë e bukur, ndeshje të tilla ju japin motivim të madh. Mezi pres të luajmë”, theksoi Hysaj. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6