Humbja s’është në opsion të Atleticos

Diego Simeone thotë se humbja nuk është në mënynë e Atletico Madridit. ‘Los Colchoneros’ e mposhtën Valencian të dielën dhe po shkojnë sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga.

Sport

28/04/2014 00:13

Diego Simeone ua ka kujtuar futbollistëve të Atletico Madridit se humbja nuk është opsion për ekipin e tij, pas fitores së madhe 1:0 në Mestalla ndaj Valencias.

Goli i Raul Garcias në pjesën e parë e çoi ekipin ‘Los Colchoneros’ në gjashtë pikë përpara rivalit Real Madrid, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe katër më shumë se Barcelona, e cila e mposhti Villarrealin, 3:2.

“Ne i kemi dy rivalë të mëdhenj përpara nesh dhe thjeshtë nuk duam të mendojmë për humbje”, ka thënë fillimish trajneri argjentinas për Marcan.

“Kjo ishte një fitore e rëndësishme. Ne shfaqëm qëndrim të lartë dhe luftuam shumë për t’i nxjerrë tri pikë. Çdo ndeshje këtë sezon është e komplikuar dhe duam ta mbyllim sezonin në këtë mënyrë”, përfundoi Simeone.