Humbi aftësinë për të lëvizur, pasi shiti veshkën për të blerë një iPhone

Një person ka shitur veshkën e tij përgjatë adoleshencës së tij në tregun e zi, me qëllim që të blinte një iPhone dhe iPad të ri. Ndërsa, ai tashmë ka humbur aftësinë e lëvizjes si rezultat, raportojnë mediat kineze.

Fun

09/01/2019 17:09

Personi, i njohur me mbiemrin Wang, 25-vjeçar, hoqi veshkën në një klinikë përpara se ta shiste në tregun e zi për gati 3.000 euro kur ishte 17 vjeçar, transmeton lajmi.net.

Në mënyrë që të mbledhin fonde për pajisjet e tij, nxënësi i shkollës së mesme gjeti tre ndërmjetës në një platformë kineze të bisedimeve online QQ, i cili premtoi ta ndihmonte të realizonte ëndrrën e tij – por me koston e një veshke.

Ai organizoi udhëtimet e tij fshehurazi dhe as prindërit e tij nuk ishin në dijeni të planit të tij.

Sidoqoftë, si rezultat i operacionit të veshkës, ai pësoi një lloj infektimi i cili ia pamundësoi atij të lëvizte për tërë jetën.

Atij i duhet kujdes i vazhdueshëm nga ekspertë mjekësor dhe trajtime të mëtutjeshme. /Lajmi.net/