Hoxhaj viziton Washingtonin, merr pjesë në mbledhjen anti-ISIS

Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Washington.

Lajme

20/03/2017 17:09

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.

Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjeratë në Atlantic Council.

Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM’it, Azisë dhe Afrikës.