Hoxhaj në Rahovec dhe Malishevë: Koha para nesh është kohë e PDK-së dhe e Kosovës

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Malishevë dhe në Rahovec ku ka takuar strukturat dhe përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

16/05/2017 19:36

Hoxhaj ka folur për kapitullin e ri që do ta shënojë PDK-ja me programin për Fillimin e Ri, pêrfshirê zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësinë, fuqizimin e rinisë, të grave, investimet etj.

“Pas përmbushjes së misioneve historike të saja, si – çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi, PDK me Fillimin e Ri, do të shkruajë së bashku me qytetarët një kapitull të ri, ku prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik dhe ndërmarrësia, krijmi i vendeve të reja të punës, investimet në bujqësi, fuqizimi i grave dhe të rinjve, arsimi cilësor dhe shëndetësi efikase. Ky është një fillim i ri për Kosovën dhe për qyetetarin, dhe ne po lëvizim pandalshëm drejt Fillimit të Ri”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka deklaruar se koha përpara është e PDK-së dhe se askush nuk mund ta ndalë fillimin e ri.

“Koha që është para nesh është koha e PDK-së dhe e Kosovës, dhe askush nuk mund ta ndalë Fillimin e ri sikurse askush nuk mund ta ndalë kohën”, ka përfunduar Hoxhaj.