Hoti pas tryezës së përbashkët: Zgjedhjet e reja janë të paevitueshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është deklaruar pas mbajtjes së tryezës së dytë të përbashkët të partive politike.

Lajme

08/05/2018 16:20

Hoti shkruan në Facebook se përkundër që ekziston vullneti politik tek të gjitha partitë për arritjen e një koncenzusi, zgjedhjet e reja në vend janë të paevitueshme.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

“Sot u mbajt tryeza e dyte e partive politike, te cilat tryeza jane nisur nga LDK-ja per te nxjerre vendin nga kriza institucionale.

Ekziston vullneti politik tek te gjitha partite, perfshire partite e koalicionit qeverises, qe te arrihet koncenzus per adresimin e temave te rendesise nacionale.

Por, koalicioni qeverises nuk e ka shumicen e nevojshme parlamentare per te marre vendimet me te thjeshta.

Nuk mund te lejojme qe vendi te udhehiqet nga pakica parlamentare, sepse eshte kunder rregullave te demokracise.

Zgjedhjet e reja jane te pa evitueshme. Duhet te dakordohemi per daten e zgjedhjeve dhe deri atehere ne duhet te punojme se bashku per te adresuar ceshtjet e rendesise nacionale.

Sa me shume qe zgjatet kjo krize institucionale me qeveri te pakices, demet per demokracine tone te re dhe shoqerine e ekonomine e Kosoves jane me te medha”./Lajmi.net/