Hoti jep detaje për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Në një konferencë për media të grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti u pyet edhe për shëndetin e Isa Mustafës.

Lajme

09/02/2018 11:49

Kryetari i LDK-së tash e disa kohë gjendet për trajtim në Gjermani, dhe ka pasur shumë raportime për gjendjen shëndetësore të tij.

Por shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Isa Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton lajmi.net

“Gjendja e Isa Mustafës është e mirë. Presim që shumë shpejt të kthehet te familja dhe aktivitetet në parti”, ka thënë Hoti.

Në këtë konferencë për media LDK-ja ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë Haradinaj.

Hoti ka thënë se së pari duhet të ratifikohet demarkacioni dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje të reja. /Lajmi.net/